Telegrafi

Ajaxi ofertë për Rashicën

Mesfushori i Kombëtares është përfshirë edhe një herë në thashethemet e afatit kalimtar.

Sezoni i parë me Vittsen konfirmoi vlerat e talentit kuqezi, i cili tani është një ndër emrat për të cilët Ajaxi i Amsterdamit që ka në dispozicion një fond prej 35 milionë eurosh.

Futbollisti i Kombëtares shihet si një alternativë e vlefshme për të zëvendësuar Arkadiuz Milik, që është në orbitën e Napolit.

Oferta

Sipas mediave holandeze, Ajax nuk do që të humbasë kohë dhe, përpara se të nisë sezoni, do kërkojë që të afrojë në skuadër një futbollist për të mbuluar rolin e mesfushorit anësor (winger). Për këtë, “De Telegraf” ka bërë me dije se largimi i Milikut drejt Serisë A hap një vend në skuadrën holandeze, ndërkohë që për zëvendësimin e tij do të ketë një fond të konsiderueshëm në dispozicion.

Lexo po ashtu Rashica takohet me legjendën e Realit (Foto)

Sipas të njëjtit burim, Milot Rashica është një ndër nëntë alternativat që Ajax ka nën vëzhgim. Mesfushori shqiptar renditet si i treti momentalisht, por njohja e kampionatit është prioritet dhe fakti që kuqeziu e ka treguar talentin e tij në Eredivizie, bën që të ketë prioritet mes alternativave të tjera.

Nuk është hera e parë që Ajax vihet në ndjekje të Rashicës, pasi diçka e tillë ndodhi që në afatin e dimrit, pasi shqiptari kishte vetëm disa muaj që i ishte bashkuar Vitteses.

Lexo po ashtu Vitesse fiton me golin e bukur të Rashicës (Video)

Shuma në dispozicion e drejtuesve të Ajax për të realizuar afrimin e ri, bën që edhe transferimi i Rashicës të jetë më i leverdishmi për nënkampionët holandezë, pasi kartoni i tij vlerësohet rreth 8 milionë euro dhe është vetëm 20 vjeç.

Përveç skuadrave si Chelsea dhe Napoli që janë duke ndjekur me kujdes Rashicën, në kampionatin holandez është edhe PSV-ja që ka shprehur disa herë dëshirën për shërbimet e tij