Telegrafi

Ajaxi nuk ndalet, vjen edhe goli i dytë i shënuar nga Ziyech

Ajax . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ajaxi po zhvillon një ndeshje të fortë kundër Tottenhamit dhe tani pothuajse me një këmbë janë në finale.

Pas golit të parë të shënuar nga De Ligt në fillim të ndeshjes, në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë.

Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

Rezultati aktual i përgjithshëm është 3-0.

Hakim Ziyech . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Ajaxi po zhvillon lojë të mençur dhe vetëm ndonjë befasi shumë e madhe mund ta largojë nga finalja. /Telegrafi/