Site icon Telegrafi

Ajaxi mposht Borussia Dortmundin si mysafir, arrin të futet në mesin e 16-të më të mirave

Ajaxi ka shënuar fitore si mysafir me rikthim ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore ia mundësoi Ajaxit të kalojë në mesin e 16-të më të mirave, së bashku me Liverpoolin, Juventusin dhe Bayern Munichun.

Borussia Dortmund luajti pa një lojtar që nga minuta e 29-të, kur Mars Hummels u ndëshkua me karton të kuq.

Por milionerët kaluan në epërsi me golin e Marco Reus në minutën e 37-të nga pika e bardhë (1-0).

Ajaxi arriti të kthehet në lojë në pjesën e dytë ku shënoi tri herë.

Dusan Tadic ishte ai që barazoi shifrat në minutën e 72-të për 1-1.

Epërsia për harkëtarët erdhi në minutën e 83-të, kur Sebastien Haller shënoi për 2-1.

https://www.youtube.com/watch?v=46QcP3ZIiqk&ab_channel=FootballMatch

Krejt në kohën shtesë shënoi edhe Davy Klaassen për 3-1, duke e konfirmuar fitoren e holandezëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ElWxmYfpmYg&ab_channel=MisterChampions

Ajax ka 12 pikë dhe është në krye të grupit, ndërsa Borussia Dortmund dhe Sporting Lisbona me nga 6 pikë do të luftojnë për vendin e dytë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version