Ajaxi nuk po arrin assesi të këndellet në Eredivise, pasi sot morën humbjen e pestë pas tetë ndeshje të zhvilluara, kësaj radhe ndaj Utrecht me rezultat 4-3.
Edhe pse ishin duke fituar deri në minutën e 71-të me rezultat 3-2, vendasit nuk u dorëzuan dhe në fund festuan.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi e skuadrës nga Amsterdami, që po vazhdon të thyejë rekorde, por për të keq.
— AFC Ajax (@AFCAjax) October 22, 2023
Klubi më i madh holandez barazoi serinë më të gjatë pa fitore prej shtatë ndeshjesh që daton nga sezoni 1964/65.
Ajax aktualisht është në vendin e 17-të, në pozitën e parafundit në Eredivisie me vetëm pesë pikë të fituara.
Skuadra ka kualitet, por nëse vazhdon me këso rezultate do të rrezikohet edhe më rënie nga elita.
☑️ https://t.co/LOjrUImuZt pic.twitter.com/1M1Sn5rV4A
— AFC Ajax (@AFCAjax) October 22, 2023
Ajaxi edhe këtë afat kalimtar që kaloi shiti disa nga lojtarët më të mirë që kishte në skuadër. /Telegrafi/