Ajaxi ka kohë që nuk fiton trofe në Evropë, por përkujdeset gjithmonë që të prodhojë lojtarë të talentuar.
Ndër vite me shitjen e tyre skuadra përfiton mjaftueshëm që të qëndrojë në nivele të larta në kampionat, por edhe në Evropë nuk qëndron keq.
Me fitoren 4-1 kundër Lyonit, Ajaxi ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Evropës.
Por ajo që bëri shumë përshtypje është se shtatë nga 11 lojtarë të Ajaxit ishin nën moshën 21 vjeç.
Mosha mesatare e Ajaxit në këtë ndeshje ishte 22 vjeç e 137 ditë. /Telegrafi/