Telegrafi

Ajaxi çmend në Eredivisie dhe thyen rekordin e golave brenda një ndeshje: Fitore 13-0, ku shkëlqeu Traore me pesë gola

Ajax që ishte mysafir i VVV-Venlo në javën e 6-të të Eredivisie, mundi kundërshtarin e tij me rezultat 13-0, që është edhe fitore historike.

Kjo fitore është më e larta në histori të klubit në këtë garë, duke e thyer rekordin e vitit 1972, kur Ajax e kishte mposhtur Vitessen me rezultat 12–1.

Kampionët e Holandës shënuan katër herë në pjesën e parë, duke e siguruar fitoren.

Një kartonë i kuq i portierit Christiaan Kum, në pjesën e dytë ua lehtësoi më shumë punën.

Pas këtij episodi ata shënuan edhe nëntë herë të tjera.

Golat për Ajaxin i shënuan Lassina Traore (5 herë), Jurgen Ekkelenkamp dhe Jan Klas Huntelaar nga dy herë (2), ndërsa ka një herë rrjetën e gjetën edhe Dusan Tadic, Antony, Daley Blind dhe Lisandro Martinez.

 

Traore në këtë ndeshje dhuroi edhe tre asistime, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.

Me këtë fitore, Ajax, kthehet në vendin e parë me 15 pikë pas 6 ndeshjeve. /Telegrafi/