Site icon Telegrafi

Ajaxi me arritje të re në Ligën e Kampionëve

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ajaxi është bërë klubi i 16-të në histori të Ligës së Kampionëve që kalon shifrën prej 150 golave në garën më të madhe evropiane. Njëherësh, është klubi i parë holandez që e arrin këtë statistikë.

Mjaftuan pesë minuta lojë në ndeshjen kundër Tottenham Hotspurit që skuadra nga Amsterdami ta zhbllokonte rezultatin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ajax

Një harkim nga Lasse Schone shkoi drejt kapitenit Matthijs de Ligt, i cili e shënoi golin e 150-të të Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Matthijs de Ligt (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Holandezët shënuan edhe një gol tjetër përmes Hakim Ziyech (35′) për të bërë një hap të rëndësishëm drejt finales.

Kujtojmë që Ajaxi e fitoi ndeshjen e parë kundër Tottenhamit në Londër me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version