Site icon Telegrafi

Ajax në finale të Ligës së Evropës (Video)

Lyon ka shënuar fitore në takimin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Skuadra franceze triumfoi para shikuesve të vetë kundër Ajaxit me rezultat 3-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që të shkojë në finale të kësaj gare evropiane për klube, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 4-5.

Në fakt, skuadra holandeze kaloi e para në epërsi përmes Kasper Dolbergut, i cili realizoi gol në minutën 27 të takimit.

Por, pjesa e parë përfundoi në dobi të skuadrës së Lyonit pasi arriti të përmbys gjithçka, transmeton Telegrafi.

Ishte Alexandre Lacazette që shënoi dy gola të shpejta në minutën e fundit të pjesës së parë dhe solli shpresë se do të arrin në finale.

Në pjesën e dytë nënkampioni i Holandës arriti ta menaxhoi shumë mirë lojën, megjithëse e pësoi një gol në këtë periudhë.

Te dyja skuadrat e kërkuar rrugën e golit në 45 minutshin e dytë, e këtë e arriti ta realizoi dhjetë minuta para përfundimit të takimit përmes Rachid Ghezzalit.

Vlen të theksohet se Ajaxi mbeti pa një lojtar, pasi që në minutën e 84 morri kartonin e dytë të verdhë, gjegjësisht të kuqin Nick Viergever.

Në vazhdim më nuk pati gola, dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 3-1, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm 4-5.

Kujtojmë se Ajaxi në finale do të takohet me Manchester Unitedin, e cila eliminoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 skuadrën e Celta Vigos. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iTAlnjlJBig

https://www.youtube.com/watch?v=W6qtlJXMPlI

https://www.youtube.com/watch?v=Kl2Nd43EKS8

Exit mobile version