Telegrafi

Aja Broqi kalon në finale të ‘Peja Open’ për grupmoshat U16

Aja Broqi ka arritur të kalojë në finale të turneut të tenisit “Peja Open” për grupmoshat U16 në garimin si e vetme dhe në dyshe.

Tenistja ia doli që me mjaftë sukses të kalonte në finalen e turneut që po mbahet në Brestovik të Pejës.

Broqi, në gjysmëfinale ka mposhtur tenisten nga Serbia, Stela Dzimovic në rezultatet 6-4 dhe 6-3.

Ndërsa, në garimin dyshe me bashkëlojtaren Cateria Revelli, eliminuan Katja Ivanovska dhe Ivana Milkoven.

Më poshtë mund të gjeni edhe pamje nga turneu “Peja Open” që po mbahet në Brestovik:

🔥🔥🎾AJAAA BROQI NË FINALEE TË PEJA OPEN 2021 U16 NË SINGLE DHE DOUBLE🎾🔥🔥

👉Tenistja jonë Aja Broqi ka arritur të kualifikohet në finale në single dhe double të turneut ndërkombetar ‘Peja Open 2021’ për kategorinë U16 që po mbahet gjatë kësaj jave në Brestovik, Pejë.

🔥Në gjysmëfinale single Broqi mposhti tenisten nga Serbia Stela Dzimovic njëherit edhe bartësja e parë e turneut, me rezultat 6-4 6-3. Ndërsa në double bashkë me bashkëlojtaren e saj Caterina Revelli eleminuan Katja Ivanovskan dhe Ivana Milkoven me rezultat 6-1 6-1.

URIMEEE DHE SUKSESE NË FINALE!!👏👏👏🇽🇰🇽🇰🇽🇰🎾🎾💪 /Telegrafi/