Site icon Telegrafi

Aishwarya Rai, kombinim i përsosur mes bukurisë dhe mendjes

 Me një ton të përsosur lëkure, me ngjyrën tërheqëse të syve tl kaltër në gri, aktorja duket, flet dhe lëviz me elegancë, pa u munduar ta fshehë bukurinë që zileps gjithë botën.

Por çfarë fsheh ajo pas kësaj bukurie, me gjithë stresin që fshehin orët e pafundme në xhirime? Ja cilat janë disa nga të fshehtat e saj.

Sekretet e bukurisë
Ajo është e bekuar për shkak të gjeneve që ka, flokë të shëndetshëm dhe lëkurë gjenetikisht të shkëlqyeshme, por ajo ndjek edhe një stil jete të shëndetshëm për ta mbajtur të freskët bukurinë e saj. Ajo u rri larg ushqimeve të skuqura, të përpunuara apo të gatshme, larg alkoolit dhe duhanit. Ha shumë fruta perimeve (me vitamina, antioksidantë dhe minerale), preferon gatimin e shtëpisë dhe pi shumë ujë për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe gjithmonë të freskët. Këto janë gjërat më të rëndësishme që duhen t’i kesh gjithmonë në mëndje për të pasur një lëkurë gjithmonë të freskët dhe të bukur në çdo kohë.

Sekrete e Aishwarya Rai-t mund të aplikojë kushdo nga ne në jetën e përditshme.

Kujdesi i përditshëm për lëkurën:
Aishwarya përdor një lloj ekstrakti që vjen nga përzierja e një balsami me qumësht dhe haldi (shafrani i Indisë). Nga ana tjetër, ajo përdor kos për të hidratuar lëkurën dhe maska të vazhdueshme me kastravec. Vazhdimisht ajo lufton problemet e lëkurës duke e larë rregullisht fytyrën dhe rregullisht duke përdorur hidratues të përshtatshëm për lëkurën e saj, shkruan revista class. Zakonisht, e përditshmja e aktores për kujdesin e lëkurës kryesisht përbëhet nga produktet natyrore që i gjenden në shtëpi më shumë se produktet farmaceutike. Dhe nuk nevojë për më shumë, duket efekti mahnitës.

Sekretet e grimit
Aishwarya preferon një grim të theksuar, kryesisht me ngjyrat e tokës, mollëzat zakonisht të trëndafilta dhe buzët me buzëkuq kafe. Qëndron brenda ngjyrave që theksojnë tiparet e saj të natyrshme, por që i përshtaten edhe tonit të lëkurës.

Markat e preferuara kozmetike për më të bukurën e botës janë MAC, Lakme, Revlon dhe Maybelline. /Telegrafi/

 

Exit mobile version