Telegrafi

Aishwarya Rai dhe vajza e saj infektohen me COVID-19

Aishwarya Rai (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Aktorja ikonike e Bollywoodit, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, ka rezultuar pozitive në coronavirus.

Lajmi vjen pasi bashkëshorti dhe vjehrri i saj ishin shtrirë në spital si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Dikur femra më e bukur në botë është e martuar me aktorin bollivudian, Abhishek Bachchan, nga viti 2007.

(Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images’Guliver)

Bashkëshorti i saj ka njoftuar përmes Twitterit se gruaja e tij dhe vajza e tyre tetëvjeçare e kanë coronavirusin.

“Aishwarya dhe Aaradhya po ashtu kanë dalë pozitive në COVID-19. Ato do të vetkarantinohen në shtëpi”, ka theksuar Abhishek Bachchan duke shtuar se pjesëtarët tjerë të familjes kanë rezultuar negativë. /Telegrafi/