Apple ka lansuar gjeneratën e dytë të AirPod, që janë shumë të pëlqyeshme.
Nëse i hapni, brenda nuk do të shihni ndryshime të mëdha nga kufjet e mëparshme, që u lansuan më 2016, transmeton Telegrafi.
Sipas iFixit, që i ka hapur këto kufje, ka gjetur se është e pamundur të riparohen, sepse nuk mund t’i largohen të gjitha pjesët.
Megjithëse janë shumë të vogla dhe është vështirë të ndërhyhet në to, as ekspertët e teknologjisë nuk do të mund të bënin diçka, sepse pjesët thyhen nëse provohet të hapen.
Bateria është tërësisht e njëjtë me atë që ndodhet në kufjet e mëparshme, që ka kapacitet prej 398 mAh, teksa është vendosur në një hapësirë, që do ta harroni mundësinë për ta zëvendësuar.
Tjetër lajm i rëndësishëm për AirPods 2, është se nuk i rezistojnë aspak ujit. /Telegrafi/