Telegrafi

AirPod 2 me mundësinë e urdhrit me tingull, njëjtë sikurse funksionon Siri

Lajmet për AirPod 2, duket se nuk kanë të ndalur.

Pas njoftimit se këto kufje, që pritet të lansohet gjatë gjysmë së parë të vitit 2019, kanë mundësi të monitorojnë gjendjen shëndetësore, tani ka një pretendim tjetër, transmeton Telegrafi.

Sipas 9to5Mac, në iPhone ka të fshehur një opsion, aktivizimi i së cilit i mundëson shfrytëzuesve të AirPod 2, të japin urdhra me tingull. Pa e prekur iPhonin apo iPadin, pritet të kryhen shumë funksione vetëm me zë, sikurse funksionon edhe aplikacioni Siri.

Ende nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare nga Apple, por besohet se AirPod 2 e detektojnë vetëm zërin e përdoruesit dhe e aktivizojnë me Siri, pa pasur nevojë të preket pajisja e zgjuar. /Telegrafi/