Kufjet e reja nga Apple, mund të jenë shumë pranë prezantimit, pasi bëhet e ditur se mbushësi për baterinë e tyre, AirPower tashmë ka hyrë në prodhim.
Kompania prodhuese, kishte bërë të ditur më herët, se Air Pod 2 do të shfrytëzojë pikërisht këtë mbushëse, që ka aftësinë t’i mbushë deri në tri pajisje në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.
“Sapo kemi mësuar nga një burim i besueshëm, se prodhuesi Luxshare Precision ka nisur prodhimin e mbushësve AirPower, që do t’i mbushë pa tela bateritë e Air Pod 2” ka raportuar ChargerLAB nëpërmjet Twitter.
Luxshare Precision është i njëjti prodhuesi, që do t’i sjellë këto kufje të shumë pritura.
Krahas kërkesës shumë të madhe për to, ka edhe interesim të madh, për ngjyrën që do të kenë, apo lansohen sërish të njëjta sikur ato të kaluarat. /Telegrafi/