Prototipi i veturës fluturuese AirCar, i pajisur me motor të BMW-së me benzinë, për dallim nga eVTOL (aeroplani vertikal elektrik), që janë të ngjashëm me dronët, AirCar është vetura e parë – fluturuese, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se mund të përdoret për dy lloje të transportit – në rrugë si veturë dhe si aeroplan.
Ky mjet transportues është zhvilluar nga kompaninë Kleine Vision dhe për herë të parë ishte prezantuar në vitin 2019.
Prototipi 1 i AirCar ka kryer fluturimin e parë në fund të vitit të kaluar, dhe asokohe ka pasur 142 aterime të suksesshme dhe 40 orë fluturim.
E fluturimi i fundit është kryer më 28 qershor duke udhëtuar për 35 minuta nga Nitra në Bratislavë.
Profesori Stefan Klein, njëherit shpikësi i këtij mjeti transportues dhe themelues i kompanisë Klein Vision, ka drejtuar mjetin.
Pasi zbriti në Bratisllavë, AirCar e shndërroi sërish në veturë – procesi i palosjes së krahëve dhe bishtit ka zgjatur tre minuta, dhe më pas vazhdoi me vozitje nëpër qytet.
Këtë prototip e vë në lëvizje motori i BMW me 160 kuaj-fuqi dhe mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 190 kilometra në orë.
Ai është ngritur dymijë metra lart dhe vazhdimisht ka qenë nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. /Telegrafi/