Telegrafi

“Airbus” nënshkroi shitjen e Laupheim, kompanive Thales dhe Diehl

Airbus kishte zgjedhur Diehl-Thales që në maj të këtij viti, si kompani të preferuara për ti pasur partnerë, në dëm të ekipit Zodiac me qëllim rimarrjen e uzinës, që numëron 11 mijë punëtorë të specializuar në rregullimin e kabinave dhe që ka 240 milion shitje vjetore.

Presidenti i Airbus deklaroi se kjo shitje është një element i rëndësishëm për planin e ristrukturimit.

Ai parashikon gjithashtu se 10 mijë vendet e punës të shkurtuara do të vlejnë për ekonomizimin e 21miliardë eurove në vit për kompaninë.

Site-i Laupheim do të integrohet si shoqëri e përbashkët e pavarur ku 51% do ti kontrollojë Deihl dhe 49% Thales, pa futur këtu aerosistemet e kompanisë Diehl që nënkupton e shitjen e Diehl Aerospace, me të njëjtën strukturë pronësie.