Një Airbus A350 ka përfunduar me sukses një ngritje plotësisht autonome, me pilotët të ulur në kabinë – të gatshëm për të reaguar në rast të paraqitjes së ndonjë problemi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Airbus po testonte një teknologji të re autonome fluturimi, e cila lejon një aeroplan të zbulojë mjedisin e tij përreth duke përdorur sensorë, kamera, radar, si dhe kompjuterë të fuqishëm në bord.
Ai pastaj mund të përdorë informacionin për të “lundruar” nëpër “territorin e tij”.
Kështu, kompania ka ndarë një vështrim brenda kabinës, ndërsa dy pilotët u ulën duke mbikëqyrur aeroplanin, i cili kryente ngritjen e automatizuar, ndërsa largohej nga pista.
Në një moment, njëri prej pilotëve shihet automatikisht duke arritur pajisjen, i gatshëm për të reaguar, por kolegu i tij këshillon që të qëndrojë, pasi aeroplani përfundon me sukses provën.
Sipas Airbus, më shumë “taksi me bazë vizionin dhe sekuencat e uljes pritet të ndodhin diku në vitin 2020”.
Ideja nuk është të zëvendësojmë pilotët në të ardhmen; në vend të kësaj, është për të adresuar çështjet e vazhdueshme të industrisë, siç janë mungesat e pilotëve, veçanërisht me rritjen e kërkesës për fluturime komerciale.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) parashikon që trafiku ajror do të dyfishohet deri në vitin 2037.
Gjithsesi, ngritja dhe ulja e automatizuar nuk është diçka plotësisht e re në industri.
Sébastien Giuliano, Drejtuesi i Projektit ATTOL, shpjegoi: “Shumë aeroplanë tashmë janë në gjendje të ulen automatikisht. Por ata janë të varur në infrastrukturë të jashtme si Sistemi i Ndërlidhjes së Instrumenteve (ILS) ose sinjalet GPS”.
Ndërsa Arne Stoschek e Projektit Wayfinder, tha: “Sfida kryesore për aftësitë e vetë-pilotimit është se si sistemi reagon ndaj ngjarjeve të paparashikuara. Kjo është kërcimi i madh nga automatizimi”. /Telegrafi/