Airbnb dëshiron të bëhet vend i parë për këdo që do të rezervojë një vend për t’u akomoduar gjatë një udhëtimi edhe nëse dëshiron të qëndrojë në një hotel.
Kompania e cila ndërtoi një biznes me vlerë 31 miliardë dollarë, duke i akomoduar udhëtarët tek pronarët e shtëpive, ka blerë platformën e rezervimit të minutës së fundit Hotel Tonight.
Airbnb do të vazhdojë të udhëheqë markën e Hotel Tonight, duke përfshirë faqen e saj të internetit dhe aplikacionin për rezervim.
Shefi ekzekutiv i Hotel Tonight, Sam Shank, tani do të drejtojë linjën e biznesit të hotelit në Airbnb dhe shumica e punëtorëve të kompanisë do të bashkohen me Airbnb, përcjell Telegrafi.
Është një blerje simbolike për kompaninë e udhëtimit, që ka qenë në një marrëdhënie dashuri-urrejtje me industrinë e hoteleve për vite me radhë. Edhe pse Airbnb dhe industria hoteliere kanë zhvilluar debate të ashpra në qytete si New York gjatë 10 vjetëve të fundit, ajo gradualisht po e ngroh marrëdhënien me industrinë e hoteleve.
Në muajin shkurt 2018, Airbnb njoftoi se hotelet do të jenë një kategori e veçantë në faqen e saj. Në atë kohë, ajo kishte 24 mijë dhoma hoteli dhe mbi 180 mijë shtretër me mëngjes dhe sipas Airbnb këto numra janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/