Telegrafi

Air Prishtina me linja të reja për bashkatdhetarët

Drejtoresha Ekzekutive dhe Kryetarja e Bordit Leyla Ibrahimi-Sallahi tha se fluturimet nga Friedrichshafen me XL Airways do të jenë në veçanti në interes të bashkatdhetarëve tanë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Air Prishtina është sot ofruesi me i rëndësishëm dhe lider i fluturimeve të lira dhe kualitative për në Kosovë dhe Maqedoni. Air Prishtina, në fillim e njohur si Reisebüro Prishtina, është themeluar në vitin 1981 nga Bexhet Sallahu. Koncepti i tij bazohej ne idenë e ndërmjetësimit të mundësive për fluturime të sigurta dhe të besueshme të kosovarëve që jetojnë në Evrope tek të afërmit e tyre në Kosovë dhe regjion. Qe në vitin e themelimit, ai organizoi fluturimin e parë civil në Kosovë ku e përballoi edhe sfidën e veçantë të konvertimit të aeroportit të atëhershëm ushtarak në një aeroport civil.

Është merite e rregullsisë dhe solidaritetit tek Air Prishtina qe kjo kompani, si ofrues lider i fluturimeve etnike, shërben pandërprerë si ure lidhëse tek familja dhe vendlindja në Kosovë e Maqedoni tani e 30 vite dhe këtë pozicion ka mundur ta forcoje dukshëm viteve te fundit.
Me vite kjo kompani bashkëpunon me aviokompani me renome si Swiss, Edelweiss Air dhe në këtë rast konkret, me aviokomaninë gjermane XL Airways. Për mesë përzgjedhjes se kujdesshme të partnereve te saj, Air Prishtina ofron standard te larte te cilësisë dhe siguron integritet si kompani e pavarur me rrënjë të thella regjionale. Kjo, me nivelin e larte te relacionit çmim-vlerë dhe stafin kompetent dhe miqësor formon bazën e suksesit afatgjate dhe pozicionit udhëheqës ne treg. /Telegrafi/