Telegrafi

“Air France-KLM”, merr 25 për qind të “Alitalia”-s

Këshilli drejtues i kompanisë ajrore italiane “Alitalia” ka pranuar ofertën e “Air France-KLM”, për marrjen e 25 për qind të “Alitalia”-s dhe të bëhet partneri i saj ndërkombëtar. Me këtë ka dështuar përpjekjet e prefektes së Milanos, Letizia Morati, e cila ishte angazhuar për partneritetin ndërmjet “Alitalia” me “Lufthanza”-n gjermane, por prefektja e Milanos ka pohuar se është në dijeni që “Lufthanza” ka dhënë ofertën.

Sipas mediave,drejtuesit e “Air France-KLM” kanë miratuar ofertën javën e kaluar, por kompania franko-holandeze nuk i ka bërë të ditura detajet e ofertës.