int(1) Air France-KLM do shkurtojë 3000 punonjës - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Air France-KLM do shkurtojë 3000 punonjës

Shkurtimet do të bëhen pasi kompania franko-holandeze ka shënuar një rënie me 9,4 për qind të transportit ajror në muajin mars.

Air France shkurtoi edhe 2400 vende pune gjatë vitit financiar që përfundoi me 31 mars dhe parashikon një humbje prej 200 milionë eurosh për atë periudhë.

Nuk do të rinovohen kontratat afatshkurtra dhe as do të zëvendësohen punonjësit që kanë dalë në pension, për të shmangur pezullime të tjera të detyrueshme, ka njoftuar një zëdhënës. /Telegrafi/tch/

Exit mobile version