Telegrafi

Air Dardania i lë pa fluturuar drejt Gjermanisë rreth 300 udhëtarë

Qytetarët të cilët kanë paguar deri në 440 euro për një biletë janë ankuar se askush nuk u ka dhënë sqarime çfarë po ndodh.

Drejtuesit e Aeroportit të Prishtinës kanë deklaruar se ky është problem i “Air Dardania” dhe se agjencionit në fjalë nuk do t`i lejohet operimi i mëtutjeshëm në aeroporti.

Ministria e Transportit ka premtuar kompensimin e të hollave të biletës. /ktv/