Telegrafi

Air Berlin, nga sot linjë të rregullt Zurich-Prishtinë

Linja e rregullt që filloi sot, do të jetë e përditshme nga Zurich për në Prishtinë si dhe anasjelltas, ndërsa njëherë në javë aeroplani i kësaj kompanie në mënyrë të rregullt do ti bart qytetarët edhe nga qyteti Gjenevës.

Kjo kompani do të vazhdoj me rrjet të gjerë destinacionësh përfshirë Gjermaninë, Skandinavinë, Turqinë, Britaninë e Madhe si dhe fluturime tej oqeanike për në SHBA.

“Fillimi i kësaj linje të rregullt paraqet sukses në zhvillimin e transportit ajror pasi prej shumë kohësh në këtë realcion nuk ka pasur linjë të rregullt dhe bartja e udhëtarëve është bërë nga fluturimet charter ” ka deklaruar drejtori i “Kosova Airlines”, Remzi Ejupi

Ndërsa drejtori i ANP-së, Agron Mustafa këtë ngjarje e ka cilësuar shumë të rëndësishme pasi bëhet kalimi nga fluturimet charter në linjë të regullt.
“E gjithë kjo konkurrencë do sjell uljen e çmimit të biletave”, ka thënë drejtori Mustafa, duke shtuar se këtë vit pikërisht sot 25 ditë me herët nga viti i kaluar ANP ka udhëtarin e njëmiliontë.

Air Berlin është kompania e dytë më e fuqishme në Gjermani e cila në flotën e saj disponon më shumë se 170 aeroplanë nga më modernët.

Muaj më parë, pronari i Air Berlin Joachim Hunold nënshkroi kontratë me pronarin e Kosova Airlines, Remzi Ejupi, për fillimin e fluturimeve nga qytetet e ndryshme të Gjermanisë dhe Zvicrës për në Prishtinë. /Telegrafi/