Telegrafi

Air Bajko vjen me një mix të bërë ekskluzivisht për ‘Rave’

Air Bajko

Rave Live Session është transmetimi javor, i mundësuar nga Win Music Freedom, ku shfaqim DJ-të më të mirë lokal dhe internacional.

I veçanti dhe i mirënjohuri i Shqipërisë, Air Bajko vjen në SUNSET RITUALS LIVE SESSION për herë të parë. Air Bajko ka treguar vlerat e tij muzikore që nga viti 2012 në “Jetën e natës së Tiranës” dhe në festivale në të gjithë vendin.

Ndërsa eksploronte stile të ndryshme dhe tradita muzikore, DJ Sets i Air Bajko është zhvilluar në një shkrirje të teknos hipnotike, duke përfshirë elementë të vokalit dhe instrumenteve live.

Atij i pëlqen të eksperimentojë me tinguj dhe zhanre. Kjo teori e ka shtyrë atë të krijojë sete Dj që ju çojnë gjatë një udhëtimi në tinguj me poli-ritme tropikale, bas të ngrohtë etj.

Këtë të diel Air Bajko ka përgatitur një dj set për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Bashkohuni me ne këtë të diel në 21:00, Live Session mund ta ndiqni në faqen zyrtare në Facebook të Rave Travel, Win Music Freedom Ks, Radio Kfor e po ashtu edhe të Telegrafi Magazina. /Telegrafi/