Ende nuk dihen arsyet, pse po vidhen në masë kaq të madhe
Pronarët e Honda Civic dhe Accord, apo edhe Acura të re, duhet të kenë kujdes, pasi air-bagët e makinave të tyre, mund të jenë shënjestër e hajnave, transmeton Telegrafi.
Trendi i përhapur së pari në Shtete e Bashkuara, teksa ka nisur të përhapet edhe në shtete tjera, ende nuk dihet se pse po ndodhë, ndërsa nuk po mund të parandalohet si duhet.
Kompanitë amerikane të sigurimeve, raportojnë se gjatë këtij viti janë vjedhur mbi 50,000 air-bag të modeleve të fundit Honda. Këto pjesë, janë parë teksa shiten në tregun e zi të internetit për rreth 500 euro.
Mendohet se janë bërë shënjestër e vjedhjeve, sepse janë shumë kualitative, si dhe shumë të lehta që të largohen, sepse nuk kërkojnë më shumë se dhjetë minuta për heqje.
Në shumicën e rasteve, janë vjedhur air-bagët që ndodhen para shoferit dhe shoqëruesit të përparmë. /Telegrafi/