Telegrafi

“Air Albania” së shpejti në fluturim (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ndërtimi i një prej avionëve të “Air Albania” i cili pritet që të fillojë fluturimet së shpejti.

Më herët, kryeministri Rama është shprehur se “Air Albania” do jetë kompania e parë ajrore shqiptare që pritet të nisë fluturimet, e cila do të kontribuojë në imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, si dhe synon që krahas Europës, nga Shqipëria të nisin udhëtime trans-oqeanike deri në Amerikë.

Po ashtu, Kryeministri Rama e ka konsideruar si historike krijimin e kompanisë “Air Albania”.

Tashmë premtimi është një realitet, kryeministri publikon videon me finiturat e fundit të linjës ajrore kombëtare “Air Albania”. /Telegrafi/