Telegrafi

Air Albania nis fluturimet Kukës-Bazel

Kompania ajrore shqiptare Air Albania ka njoftuar sot se tashmë ka nisur fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed” Flatrat e Veriut drejt Bazelit në Zvicër. 

Fluturimet drejt Bazelit do të jenë të vlefshme dy herë në javë – të martën dhe të shtunën, sipas Air Albania.

Kjo është një mundësi e mirë jo vetëm për diasporën shqiptare në Zvicër, Francë apo Gjermani, por edhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lexo po ashtu Kompania ajrore Wizz Air ul avionët e parë në Aeroportin e Kukësit, ofron 4 fluturime drejt Evropës

“Jemi të lumtur të lajmërojmë se avioni i parë nga Bazeli drejt Kukësit u nis në fluturim para pak ditësh. Të pranishëm për ta dëshmuar këtë hap të rëndësishëm, ndër të tjerë, ishin CEO i Air Albania z. Sinan Dilek, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër z. Ilir Gjoni, Drejtori i aeroportit të Kukësit z. Ridgers Mema dhe përfaqësues të lartë të aeroportit të Bazelit, znj. Monica Linder-Guarnaccia dhe z. Michael Schwyen, të cilët mikpritën 128 pasagjerët e fluturimit të parë”, ka dhënë kompania në rrjetet sociale. /Telegrafi/