Flamurmbajtësja shqiptare nis fluturimet drejt Bazelit dhe Zyrihut nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.
Pas një sezoni të suksesshëm vitin e shkuar, nga i njëjti aeroport drejt Zyrihut, këtë vit Air Albania udhëton për herë të parë me fluturime direkte në Bazel. Pas Londrës, Athinës dhe Duseldorfit, këto dy kryeqendra të Zvicrës ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë ishin destinacionet e shumëpritura prej tyre.
Shtimi i destinacioneve të reja është pjesë e planeve afatgjata të Air Albania për të patur një hartë gjithnjë e në zgjerim të qiejve ku flamuri shqiptar është i pranishëm.
Fluturimet drejt Zvicrës filluan më 9 prill dhe në inagurimin e tyre në Bazel ishte i pranishëm CEO i Air Albania, Sinan Dilek, i cili shpeshherë kujdeset personalisht në promovimin e flamurmbajtëses dhe të Shqipërisë.
Të pranishëm në inagurim ishin gjithashtu; ambasadori i RSH në Zvicër Z.Ilir Gjoni, Drejtori i Aeroportit të Kukësit Ridgers Mema dhe përfaqësues të lartë të Aeroportit të Bazelit.
Aeroporti i Bazelit, “EuroAirport” organizoi pritjen për 128 pasagjerët e parë duke shënuar kështu edhe një tjetër sukses për Air Albania, pasi fluturimi u shit në kapacitetin e tij të plotë.
Këto fluturime janë një tjetër shembull sesi kjo kompani qëndron pranë shqiptarëve kudo ku ata ndodhen, duke ofruar shërbime ekselence në çmime tepër ekonomike.
Për rezervime të biletave drejt destinacioneve të Zyrihut dhe Bazelit nga Aeroporti i Kukësit mund të prenotoni në faqen zyrtare https://www.airalbania.com.al/