Telegrafi

AIO katërshja nga Acer

Çmimet e modelit AZ5 në tregun amerikan janë duke filluar nga 750 dollarë, ndërsa bëhet fjalë për ekranin 23-inçësh të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 1,920 x 1,080 piksel, procesori është Core i3-2120, aty janë edhe 4 GB RAM dhe disku prej një terabajt. Modeli AZ3 ka ekranin 21.5-inçësh të ndjeshëm në prekje, APU-në A4-3400 nga AMD, grafika është Radeon HD 6410D dhe disku është prej 500-gigabajtësh. Çmimet në tregun amerikan fillojnë nga 650 dollarë.

Dy modelet Veriton, i dedikohen përdoruesve ndërmarrës, kanë ekranet 20-inçësh me rezolucion 1,600 x 900 piksel, vijnë me 4 GB RAM dhe diskun prej 500-gigabajt. Modeli Z2620G ka procesorin 2.5-gigahercësh Core i5-2400s dhe grafikën GeForce GT 520M, e në SHBA kushton 850 dollarë. Modeli me pajisje më të dobëta Z2610G ka procesorin Pentium G620 dhe grafikën e integruar, e çmimi i tij është 650 dollarë. /Telegrafi/