Në seminarin e javës së kaluar CeBIT, Asus ka prezantuar ‘bishën’ 27 inçëshe të ndjeshme në prekje me të dhjetë gishtat.
Asus All-in-One ET2700 vjen si kompjuter me ekran të madh, i cili ofron kënd të shikimit prej 178°, vertikalisht ose horizontalisht. Një tjetër element joshës është edhe riprodhimi i zërit, për të cilin kujdesen SonicMaster shumë kualitativë.
Detajet në lidhje me specifikacionet nuk janë bërë të ditura, mirëpo pritet që t’i konkurrojë iMac-ut, sepse në bazë të dukjes tregon se cili është qëllimi kryesor. /Telegrafi/