Agjencia informative e Maqedonisë – AIM merr pjesë në Forumin e agjencive të lajmeve, që mbahet në suaza të Panairit Ndërkombëtar në Selanik.
Pjesëmarrës të Forumit janë anëtarët e Shoqatës së agjencive të gazetarëve të Ballkanit – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Qiproja, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Forumi, organizator i të cilit është agjencia greke ANA, është nën patronazhin e krytarit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.
Në edicionin e 82-të të Panairit Ndërkombëtar në Selanik, shtet i ftuar i nderit është Republika e Kinës.
Agjencia e gazetarëve të Kosovës u bë anëtar i plotëfuqishëm i SHAGB-së.
Në këtë panair do të marrin pjesë edhe agjencitë e Azerbajxhanit, Armenisë, Estonisë, Spanjës, Italissë, Kazakstanit, Lituanisë, Hungarisë, Polonisë, Rusisë, Sllovakisë dhe Çekisë, si dhe gaztarë nga Greqia në rolin e nikoqirëve.
Në fokus të Forumit është korrdinimi dhe bashkëpunimi i agjencive të gazetarëve me qëllim të përforcimit të lidhjeve të tyre komerciale dhe kulturore, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me qëllim të rritjes ekonomike, investimeve dhe shtimin e aktiviteteve në luftën kundër papunësisë dhe varfërisë./Telegrafi/