Të gjithë e njohin personin që u ka kthyer shumë personazheve në shtëpi njeriun e tyre më të dashur.
Autorja dhe prezantuesja e programit të dikurshëm “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino, ka tash e sa kohë që ka nisur një aventurë të re televizive.
Ajo po drejton një program të ri të quajtur “Identiteti”, i cili transmetohet në Fax News Albania.
Ndërkohë, Aida Shtino po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria dhe duke promovuar emisionin e ri të saj.
Së fundmi, Shtino ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku duket shumë më ndryshe dhe e kuruar se sa fansat janë mësuar ta shohin më parë.
“Gjithmonë vëruani veshin shenjave. Vetëm kur jeni te kujdesshëm ndaj tyre , kuptoni dhe jeni te përgatitur për çdo gjë që ju ndodh në jetë…”, shkroi Shtino në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa falënderoi stilistin Joni Peçi për dukjen.
Me kalimin e viteve, duket se prezantuesja e njohur ka pësuar mjaft ndryshime, teksa qëndron mjaft e freskët për shikuesit e emisionit të saj. /Telegrafi/