Telegrafi

Aida Doçi do të vijë me këngë të re (Video)

Këngëtarja Aida Doçi ka paralajmëruar këngën e re që do të vijë me videoklip.

Ajo e ka publikuar një video të shkurtër në YouTube për t’u dhënë një ide fansave të saj se çfarë të presin.

Kënga titullohet “A je mirë” dhe në njoftim thuhet se vjen së shpejti. Tekstin e ka shkruar Fatmir Muja, kurse orkestrimin e ka bërë Virusi.

Ana vizuale e kësaj kënge i është besuar produksionit Imagine Films.

Kujtojmë që bashkëpunimi i Aidës me Gold AG, “Pe du”, rezultoi shumë i suksesshëm. /Telegrafi/