Telegrafi

Aida Doçi sjell baladën “Dhurata”

Edhe një këngë e re i është bashkuar industrisë sonë muzikore.

Bëhet fjalë për Aida Doçin, e cila ka sjell projektin më të ri për tregun muzikor shqiptar.

“Dhurata”, titullohet kënga më e re e bukuroshes sonë, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Tekstin e baladës së dashurisë e ka shkruar Diamant Sinanaj ndërsa orkestrimi është bërë nga Arti Rec.

Këngëtarja në klip shfaqet e veshur me një kostum të zi, teksa interpreton me shumë emocion këngën.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/