Site icon Telegrafi

Aida Doçi flet për herë të parë pasi u bë nënë: E kam pasur një shtatzëni me komplikime

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, rreth katër muaj më parë është bërë nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur bashkë një vajzë.

Artistja ka qenë së fundmi e ftuar në Prive, ku mes tjerash ka folur edhe për periudhën e shtatzënisë.

E njëjta thekson se nuk ka qenë aspak e lehtë dhe se ka pasur probleme që nga dita e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aida Doci

“E kam pasur një shtatzëni pak me komplikime edhe e kam pasur shumë të vështirë prej ditës së parë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Aina është emri që biondja ia ka lënë vajzës, që vjen si gërshetim i emrave të Aidës dhe Naserit – dy shkronjat e para nga secili.

Çifti theksojmë që janë martuar rreth dy vite më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version