Anglia – Shqipëri ishte ndeshja e mbrëmshme që përfundoi me rezultatin e thellë 5-0 në favor të “Tre Luanëve”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Golin e parë të kësaj sfide e shënoi Harry Maguire në minutën e 9-të të takimin, duke hapur kështu edhe llogarinë për vendasit në ‘Wembley Stadium’.
Festimi që zgjedhi mbrojtësi anglez të bënte pasi shënoi gol ishte vendosja e gishtërinjve tek veshët për të mbyllur në një farë mënyre gojën të gjithë kritikëve, që e kritikonin atë për paraqitjet e dobëta me Manchester United.
Por, ky festim nuk i ka pëlqyer aspak legjendës së njohur angleze Roy Keane, i cili ka shpërthyer në kritika drejt mbrojtësit Maguire.
“Ai vendosi gishtërinjtë në veshë sikur po hesht të gjithë kritikët e tij, por unë mendoj se kjo është e turpshme”, ka thënë legjenda e United në studio televizive.
Ai ka qenë një fatkeqësi për Manchester United në muajt e fundit dhe tashmë mendon se duke shënuar një gol do të bëjë që kritikat të pushojnë. E turpshme”, shprehet mw tej Keane. /Telegrafi/