Telegrafi

Ai vdiq duke luftuar me zjarret – vogëlushja merr vëmendjen e të gjithëve, gjatë funeralit të babait të saj në Australi

Disa imazhe prekëse tregojnë një vajzë 19-muajshe të një zjarrfikës “hero” i cili vdiq duke luftuar me zjarret në Australi, duke luajtur tek arkivoli, gjatë funeralit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrew O’Dwyer, 36 vjeç dhe kolegu Geoffrey Keaton, 32 vjeç, të dy vdiqën kur makina e zjarrfikësve me të cilën ata po udhëtonin pësoi një aksident, pak para Krishtlindjes.

Dhe ajo që ka prekur më së shumti të pranishmit në funeral ka qenë reagimi i vajzës së vogël, Charlotte O’Dwyer, e cila ka veshur edhe helmetën e babait të saj.

Fotografi të tjera emocionale tregojnë gjithashtu Charlotte, me një fustan të bardhë, duke prekur dhe puthur arkivolin e babait të saj.

Fotografitë prekëse të marra sot në shërbimin emocional të O’Dwyer tregojnë njerëzit që ishin mbledhur sot në një kishë në Sidnej.

Gjithashtu bëhet e ditur se Charlotës së vogël iu dha një medalje shërbimi e cila u dha pas vdekjes së babait të saj nga Shërbimi Zjarri Rural.

Duke iu drejtuar Charlotte dhe nënës së saj Melissa, komisari i shërbimit zjarrfikës Rane Shane Fitzsimmons tha: “Charlotte duhet ta dijë se babai i saj ishte një njeri vetëmohues dhe special, i cili shkoi nga kjo botë, sepse ishte një hero”.

Ndryshe, temperaturat e larta rekord në Australi kanë ndezur zjarre në të gjithë vendin, duke vrarë miliona kafshë dhe shkatërruar më shumë se 1200 shtëpi.

Mijëra zjarrfikës kanë luftuar kundër zjarreve, por situata po përkeqësohet për shkak të erërave të forta që përhapin flakët. /Telegrafi/