Telegrafi

Ai u ul në një kuadrat, më pas u përplas direkt në një pemë – kamera regjistroi gjithçka, por historia nuk mbaron me kaq

Një video e ngjarjes së pazakontë po qarkullon në rrjetet sociale, por nuk dihet se ku dhe kur është regjistruar.

Në plan të parë është një djalë i ulur në një biçikletë me kuadrat, duke e nisur atë dhe pak çaste më vonë ajo përplaset drejtpërdrejt në një pemë.

Duket se ai nuk ka ditur të “zotërojë” makinën e tij, ndërsa informacionet në rrjete flasin për një skenar tjetër, raporton dailymail.

Gjegjësisht, mësohet se i riu ka tentuar të vjedhë një motorë blu, por ka përfunduar në mënyrë të palavdishme. Pas aksidentit, kalimtarët e rastit i kanë ardhur në ndihmë.

Se cili është sfondi i ngjarjes do të dihet në ditët në vijim. /Telegrafi/