Telegrafi

Ai u përpoq të futet me kamion nën urën e trenit, por përfundoi me një “kulm kamioni të palosur si një kapak kanaçe”

Mbikalimi tani i famshëm në Durham, Karolina e Veriut, ishte fillimisht rreth 3.3 metra i lartë, ose 356 cm, dhe më pas në vitin 2019 lartësia e kësaj ure u rrit me 20 cm.

Sigurisht që ky ndryshim shpëtoi disa kamionë, por jo atë nga video e mëposhtme përkatësisht shoferin i cili vlerësoi se mund të kalonte, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë atë nuk e ndihmoi edhe pse kishte një sinjalizues përpara urës që paralajmëronte nëse automjeti ishte shumë i lartë, nuk duhej të hynte përmes dy semaforëve.

Gjithashtu, ekziston një pengesë që paralajmëron shoferin me kohë nëse automjeti është shumë i lartë.

Sidoqoftë, për disa, edhe dy paralajmërime nuk janë të mjaftueshme, dhe në këtë rast “taksa” u pagua nga çatia e kamionit.

Çatia e hequr u rrokullis si kapaku i një kanaçe dhe kamioni kaloi nën këtë urë pa shumë ngadalësim.

Nuk dihet nëse shoferi ndaloi fare pasi kaloi. /Telegrafi/