Mbikalimi tani i famshëm në Durham, Karolina e Veriut, ishte fillimisht rreth 3.3 metra i lartë, ose 356 cm, dhe më pas në vitin 2019 lartësia e kësaj ure u rrit me 20 cm.
Sigurisht që ky ndryshim shpëtoi disa kamionë, por jo atë nga video e mëposhtme përkatësisht shoferin i cili vlerësoi se mund të kalonte, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë atë nuk e ndihmoi edhe pse kishte një sinjalizues përpara urës që paralajmëronte nëse automjeti ishte shumë i lartë, nuk duhej të hynte përmes dy semaforëve.
Gjithashtu, ekziston një pengesë që paralajmëron shoferin me kohë nëse automjeti është shumë i lartë.
Sidoqoftë, për disa, edhe dy paralajmërime nuk janë të mjaftueshme, dhe në këtë rast “taksa” u pagua nga çatia e kamionit.
Çatia e hequr u rrokullis si kapaku i një kanaçe dhe kamioni kaloi nën këtë urë pa shumë ngadalësim.
Nuk dihet nëse shoferi ndaloi fare pasi kaloi. /Telegrafi/