Një baba u hodh menjëherë në aksion kur kuptoi që vajza e tij e vogël po luante me një tarantulë të madhe – dhe momenti u kap në video nga kamera e oborrit të familjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Lehman, 36 vjeç, nga Tucson, Arizona, tha për Fox News se kur hyri në oborrin e shtëpisë në fillim të këtij muaji, ai vuri re që vajza e tij 18-muajshe, Blake, ishte ulur në tokë, duke luajtur me një kuti kafeje.
Kur e pyeti me çfarë po luante, ai tha se ajo u përgjigj duke thënë: “Mizë”.
Watch the latest video at foxnews.com
“Ajo sapo ka mësuar si të flasë, është një vjeç e gjysmë”, i tha Lehman Fox “… “kështu që kur ajo thotë ‘mizë’ po mendoja ‘ah, mirë, ju kapët një nga ato insektet e vogla’”.
Sipas Lehman, ajo pastaj mori kutinë e kafesë dhe i tregoi atë që kishte brenda – megjithëse nuk ishte pikërisht një insekt i vogël.
Në pamje, Lehman merr Blake – sheh tarantulën – dhe e merr atë duke e dërguar disa hapa larg.
“Më tronditi”, tha Lehman për momentin. Pasi ai ishte në gjendje të qetësohej, Lehman tha se e kuptoi se sa qesharak ishte reagimi i tij. /Telegrafi/