Një oficer i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA nuhati diçka të pazakontë në bagazhin e një pasagjeri që kthehej nga kontinenti afrikan, pas së cilës ai u nda nga radha.
Burri i paidentifikuar vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe raportoi tek autoritetet se ai mbante “peshk të tharë”, raporton ap.
Kur doganierët hapën valixhen, mbetën pa fjalë. Para tyre u shfaqën trupat e vdekur dhe të dehidratuar të katër majmunëve!
Më vonë ai deklaroi se trupat e tharë ishin për “përdorim personal”, raporton ap.
Zyrtarët theksuan se mishi i papërpunuar ose i përpunuar minimalisht nga kafshët e egra është i ndaluar për shkak të rrezikut të sëmundjes.
“Një mish i tillë mund të bartë mikrobe që shkaktojnë sëmundje, duke përfshirë virusin Ebola”, tha ai.
Incidenti ndodhi muajin e kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallasit, por nuk u bë publike këto ditë.
Ndaj burrit nuk u ngrit asnjë akuzë, por mishi u konfiskua (rreth katër kilogramë) dhe do të asgjësohet. /Telegrafi/