Telegrafi

“Ai do të luajë për Real Madridin” – legjenda angleze vlerëson lartë Kvaratskhelian

Khvicha Kvaratskhelia është befasia më e bukur në Ligën e Kampionëve dhe Serie A këtë sezon, duke shkëlqyer me Napolin.

Bashkë me Victor Osimhen, 22-vjeçari ka formuar një dyshe magjike në sulmin e skuadrës së Luciano Spallettit, që nuk po njeh rivalë në asnjë garë.

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, beson se Kvara do të transferohet te Reali i Madridit.

“Unë mendoj se Kvaratskhelia është lojtari më interesant në Evropë”.

“Sezonin e ardhshëm ne mund ta shohim atë me fanellën e Real Madrid”, ka thënë anglezi për BBC Sport.

Kvara numëron 12 gola dhe 15 asistime brenda 25 ndeshjeve të këtij sezoni me Napolin./Telegrafi/