Khvicha Kvaratskhelia është befasia më e bukur në Ligën e Kampionëve dhe Serie A këtë sezon, duke shkëlqyer me Napolin.
Bashkë me Victor Osimhen, 22-vjeçari ka formuar një dyshe magjike në sulmin e skuadrës së Luciano Spallettit, që nuk po njeh rivalë në asnjë garë.
Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, beson se Kvara do të transferohet te Reali i Madridit.
“Unë mendoj se Kvaratskhelia është lojtari më interesant në Evropë”.
“Sezonin e ardhshëm ne mund ta shohim atë me fanellën e Real Madrid”, ka thënë anglezi për BBC Sport.
Kvara numëron 12 gola dhe 15 asistime brenda 25 ndeshjeve të këtij sezoni me Napolin./Telegrafi/