Telegrafi

“Ai do të luajë për Barcelonën pas një viti e gjysmë” – gazetarët spanjollë të bindur për ardhjen e norvegjezit

Gazetarët spanjollë nuk mund të ndalojnë së ëndërruari për ardhjen e Erling Haaland në Barcelonë në të ardhmen e afërt, për tu krijuar sërish një rivalitet i madh me Real Madridin.

Gjatë programit televiziv të njohur, El Chiringuito, të emituar të enjten, gazetarët folën me entuziazëm për mundësinë e transferimit të norvegjezit nga Barcelona, duke thënë me guxim se Erling Haaland do të luajë patjetër në “Camp Nou”.

“Unë guxoj të them se Haaland do të luajë për Barçën pas një viti e gjysmë”, ka thënë gazetari Jorta Jodi.

Me Kylian Mbappe që shkon te Real Madridi në verë, besojnë se ekuacioni do të barazohet nëse Haaland bashkohet me Barcelonën.

Është e njohur që Barcelona nuk mund ta përballojë Haaland këtë verë, por gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen me Barçën që pritet të fitojë të ardhura masive kur “Camp Nou” të hapet në 2025.

Lexo po ashtu “Ai mund të tronditë të gjithë” - mediumi spanjoll lë të hapur mundësinë e transferimit të Erling Haaland te Barcelona

Çmimi i kërkuar i Haaland do të ulet gjithashtu deri në vitin 2026 kur ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn./Telegrafi/