Telegrafi

AI: PSP-ja pengohet nga marrëveshje të fshehta politike

Sipas ”Amnesty International”, akuzat të cilat pasuan pas zbulimit të korrupsionit në vitin 2015 pengohen nga marrëveshje të fshehta politike, ndërkaq mbrojtja e dëshmitarëve ishte e kufizuar., përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu e përshkruan punën e PSP-së, kjo organizatë ndërkombëtare në raportin e saj të fundit për Maqedoninë. Sipas AI-së, romët përballen me diskriminim në qasjen në të drejtat themelore dhe shërbimet, kurse refugjatët dhe migrantët kthehen në Greqi ose përballen me kushte paraburgimi në kapacitetet e pakta të Maqedonisë.

Raporti bën të ditur se tetë refugjatë tashmë janë ankuar në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut për shkak të kthimit të tyre nga Maqedonia në Greqi. Edhe 53 romë nga Kosova e kanë paditur Maqedoninë në Gjykatën Evropiane të drejtësisë./Telegrafi/