Një propozim në një ndeshje bejsbolli javën e kaluar në Massachusetts nuk shkoi siç priste i riu, dhe video u bë virale në mediat sociale.
Një skenë nga një lojë e Minor League Baseball provokoi reagime të shumta pasi vajza iku kur një djalë e propozoi atë përpara një stadiumi të plotë.
Pasi regjistrimi u bë viral, shpejt u zhvillua një debat nëse skena ishte e manipuluar.
Por burime të shumta pretendojnë se ky është një regjistrim autentik.
Pavarësisht nëse pamjet ishin të manipuluara apo jo, shumë shkruanin në komente se për të propozuar një vajzë para mijëra të huajve duhet të jeni të sigurt se ajo do të thotë “po”. /Telegrafi/