Pamjet nga protestat nëpër SHBA janë kryesisht shqetësuese, por një prej tyre ka ngjallur mjaft shpresë për një të nesërme më të mirë.
Një moment romantik mbërrin nga Karolina e Veriut ku një çift sapo u fejuan në mes të një proteste.
I riu Xavier Young u ulë në gjunjë dhe i kërkoi të dashurës së tij Marjorie Alston të bëhej gruaja e tij, transmeton Telegrafi.
Ajo tha ‘po’ dhe e përqafoi të fejuarin e saj.
“Doja t’i propozoja asaj në protestë. Ndjeva se ishte koha e përsosur për të bërë një pyetje kur turma u drejtua drejt qendrës së Raleigh”, tha Xavier për CNN.
“Ajo nuk e dinte që unë do ti bëja pyetjen e madhe para kaq shumë njerëzve. Ajo është shumë e ndrojtur”, shtoi Xavier. /Telegrafi/