Telegrafi

Ai po konsiderohet si hero: Momenti dramatik kur polici në Georgia tërheq një grua nga makina që po digjej

Një polic në Georgia, SHBA, po vlerësohet për veprimet e tij heroike pasi i shpëtoi jetën një shofereje që u gjend në një makinë të djegur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 1 korrik, ku policia – përkatësisht Sgt. Ashley Taylor – u alarmua për një aksident.

Dhe pamjet nga kamera e trupit të Taylor treguan atë duke vrapuar drejt makinës së përplasur – ku siç edhe mund të shihet, makina ishte e mbuluar nga tymi dhe pjesa e pasme digjej.

Duke përdorur ‘shkopin’ e tij, polici Taylor theu dritaren e makinës dhe e tërhoqi gruan nga aty.

“Dil jashtë! Makina është në flakë! Dil”, dëgjohet Taylor në pamjet duke bërtitur. “Unë jam këtu për t’ju ndihmuar”.

Në pamje, Taylor kontrollon edhe pjesën tjetër të automjetit për të parë nëse ka njerëz të tjerë brenda.

Zyrtarët thonë se veprimet e shpejta të Taylor-it ndoshta i shpëtuan jetën shoferes – duke e nxjerrë nga një situatë e rrezikshme përpara se ajo të përshkallëzohej në diçka edhe më të keqe. /Telegrafi/