Telegrafi

Ai po ecte përgjatë plazhit në Singapor, gati sa nuk shkeli një krijesë të çuditshme helmuese

Dennis Chen ishte duke ecur përgjatë plazhit në Singapor kur vuri re një krijesë të pazakontë. Në fakt, gjithçka që ai pa ishin sy të këqij dhe dhëmbë të mprehtë, pasi pjesa tjetër e trupit ishte varrosur në rërë.

Ai ka marrë menjëherë telefonin në duar dhe ka regjistruar skenën e jashtëzakonshme. Brenda pak ditësh, videoja “rriti” më shumë se 53.3 milionë shikime, me 1.2 milion pëlqime.

“Ai duket se po shijon qiellin e kthjellët teksa pret prenë e tij”, ka shkruar Chen.

Nëse nuk jeni të njohur, djali ka filmuar një peshk nga gjinia Uranoscopidae. Ato mund të gjenden në oqeanin Atlantik, Indian dhe Paqësor, raporton newyorkpost.

Ata janë helmues dhe kanë gjemba mbi pendët gjoksore. Disa lloje kanë një “grep” që fillon nga harku i poshtëm i gojës.

Uranoskopidët mbrojnë veten përmes muskujve të tyre të fortë të syrit.

Një numër përdoruesish u alarmuan nga zbulimi në brigjet e Singaporit.

“Mendoj se do të vdisja po ta shkelja”, “Kam zhbllokuar një frikë të re”, “Nuk i kam urryer kurrë kafshët… para kësaj”, ishin disa nga mesazhet. /Telegrafi/